“Njerëzit pa arsim qeverisen më lehtë”, Mehmeti: Në një kohë të afërt nuk do të ketë mësues për nxënësit
Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti, është shprehur se studentët nuk ndjekin mësuesin sepse rrogat janë shumë të ulëta si dhe nuk kanë bonuse dhe as status social.
Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Siklajda Shorja, Mehmeti u shpreh se në një kohë shumë të afërt do kemi pamundësi për të pasur mësues.
Mehmeti: Pse duhet të ndjekë një student degën e mësuesisë, për rrogën e lartë, për statusin social, për bonusin që ka? Ne një kohë shumë të afërt do të kemi pamundësi për të pasur mësues për nxënësit. Ne do të kemi një arsim që as më shumë as më pak do të tregoj se si do të jetë shoqëria nesër. Ka qenë një strategji dhe unë këmbëngul sërish për të dearsimuar të gjithë shqiptarët.
Më tej ai tha se njerëzit pa arsim shtypen dhe manipulohen shumë lehtë. Ai shtoi ndër të tjera se mes nxënësve në vendin tonë nuk ka barazi.
Mehmeti: Njerëzit pa arsim qeverisen më lehtë, shtypen më lehtë dhe manipulohen më lehtë. Sot ia kemi mbërritur kësaj dite. Do të vijë një ditë që nuk do të kemi më universitete në rrethe, dhe do kemi pedagog të pafund dhe Universitete të pafund. Ne nuk kemi as cilësi, as barazi dhe as një standard të njëjtë të nxënësve. Sipas Kushtetutës njerëzit janë të barabartë.(A.K, Ora News)
