"Misri është tharë, po i del zjarri lart” Tokat e fermerëve të Sektor Semanit në Fier po thahen për ujë
Fermerët e zonës së Sektor Semanit në Fier ende nuk kanë ujitur tokat e tyre përkëtë vit. Shkak është bërë se në kanalet kulluese nuk rrjedh asnjë pikë ujë, ndërsa banorët fajësojnë institucionet, këto të fundit thonë se fajin e kanë banorët pasi janë në konflikte mes tyre.
Fier- Tokat në zonën e Sektor Semanit në Fier kanë mbetur pa ujë.
Fermerët thonë se uji që vjen nga kanali kryesor vaditës ndërpritet rrugës ndërsa ata nuk kanë vaditur ende për këtë vit tokën e mbjellë me misër.
"Kemi një javë pa ujë për të vaditur" thotë një fermer.
Kjo situatë përsëritet prej vitesh duke i shkaktuar një dëm të madh në ushqimin e bagëtive.
Kërkojmë që të hapet uji por thotë se e do për të vaditur vetë. Shumë herë kanë rastisur konflikte" thotë një tjetër fermer.
Prodhimi po shkon drejt tharjes për shkak të temperaturave të larta.
"Ky problem është vit për vit por këtë vit është shumë vështirë. Misri është tharë, po i del zjarri lart” thotë një fermer tjetër.
Ndërkohë burime pranë drejtorisë së ujitjes dhe kullimit kanë bërë me dije se është siguruar sasia e nevojshme e ujit për vaditje, por papërgjegjshmëria e një pjese të fermerëve bën që uji të mos shkojë në sasinë e nevojshme deri në Sektor Seman, që është edhe pjesa fundore.

