Në makinë me gati 14 mijë euro, Italiani kapet në Morinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2022, 12:55
Është proceduar penalisht një italian 46 vjeçar në Morinë.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, u gjetën dhe sekuestruan 12.400 euro dhe 1.850.600 lekë të rinj, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar”, njofton policia.
Shuma në fjalë e parave të padeklaruara u sekuestrua.
46 vjeçari është italiani me inicialet S. P., banues në Tiranë. Mbi të rëndon vepra penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi".
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
