Bombë drejtoreshës në Shkodër, e lajmëruan me sms se do i hidhnin në erë makinën
Mbetet e paqartë nëse u penduan apo e bënë për ta shantazhuar për në vijim. Atentati ndaj drejtoresësh së Kujdesit Shëndetësor në Shkodër u shmang nga autorët të cilët e paralajmëruan me SMS që kishte bombë nën makinë.
Shkoder - I vunë bombën në makinë, por qëllimi siç duket nuk ishte ekzekutimi.
Një mesazh në celular lajmëroi drejtoreshën e Operatorit të Kujdesit Shëndetësorë në Shkodër, Suida Kuka se ishte në shënjestër.
Numri ishte i panjohur për 27 vjeçaren por paralajmërimi rezultoi i saktë.
Në gomën e parë të fuoristradës luksoze ajo pa një pako të mbështjellë me ambalazhin e një kruasani.
Në dëshminë e saj në policinë e Shkodrës, zyrtarja lokale ka deklaruar se nuk e njihte numrin që e njoftoi për çfarë po ndodhte.
Ndaj grupi hetimor ka kërkuar informacion në lidhje me tabulatet telefonike dhe gjurmimin e numrit që dërgoi mesazhin.
Atentati duket se u parandalua nga ata që e planifikuan.
Nuk dihet ende nësë u penduan, apo e përdorën të gjithë ngjarjen për ti dhënë një paralajmërim të fortë zyrtares së re lokale.
Kjo e fundit në polici a mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë në jetën personale.
Edhe sa i takon detyrës si titullare e institucionit nuk ka pasur konflikte apo presione.
Pakoja bombë dyshohet se u vendos nga person që udhëtonte me motor.
Ishte rreth 200 gramë ekspoziv i lidhur me mekanizëm komandimi nga distanca që u çaktivizua, pasditen e 28 qershorit 2022, nga ekspertët xhenierë pa pasoja.
Për momentin tritolvënësi mbetet i paidentifikuar dhe i lirë, dhe nuk dihet nësë ai ishte edhe organizator apo vetem zbatues i planit
Policia ka sekuestruara kamerat e sigurisë në një zonë të gjerë për të kërkuar një pamje të qartë të tritolvëniesit të dyshuar.
Hetimi i atentatit paralajmërues mësohet se është shtrirë në disa pista mes të cilave nuk përjashtohen as ato për shkak të detyrës.
