Nga veriu në jug 29 qendra shëndetësore verore

Njëzet e nëntë qendra shëndetësore do të jenë në dispozicion të pushuesve këtë verë. Ato do të jenë të vendosura përgjatë bregdetit dhe në zonat me të frekuentuara turistike ndërsa të angazhuar do të jenë 150 mjek dhe infermierë.

Nga veriu në jug, përgjatë bregdetit dhe në zonat më të frekuentuara turistike këtë verë do të jenë në dispozicion të pushuesve 29 qendra shëndetësore.

Mirela Cami: Duke filluar që në veri me Tamarën, Thethin, Razmën duke vijuar në Lezhë me Shëngjinin dhe Talen, në Shkodër, duke zbritur pasataj në Durrës, vijojmë në Divjakë, vlorë, Sarandë, Ksamil e kështu me radhë.

Drejtuesja e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami thotë se të angazhuar prej mesit të qershorit janë 150 mjek dhe infermierë.

Mirela Cami: Punojnë 24 orë, sidomos në zona që kanë fluks të turistëve dhe pushuesve me qëllim që të mos mungojë shërbimi spitalor. Janë vendosur dhe 14 poststacione të urgjencës kombëtare siodomos në ato territore ku pozicioni gjeografik është I vështirë.

Por çfarë shërbimesh shëndetësore ofrohen në këto qendra?

Mirela Cami: Siç janë vizita pranë mjekut, infermierit, mjekime apo kirurgji në rast nevojë.

Qendrat shëndetësore verore do të qëndrojnë të hapura deri në përfundim të sezonit turistik.