Komisioni i Reformës Territoriale cakton ekspertët dhe seancat dëgjimore

Socialistët dhe demokratët ende nuk i kanë hapur kartat e tyre politike për ndryshimin e hartës territoriale në vend, pasi puna e Komisionit të Posaçëm deri në fund të korrikut do të fokusohet vetëm në analizën e funksionimit të reformës territoriale të 2014.

Nga e hëna në të mërkurë anëtarët e territoriale do të dëgjojnë opinionin e organizatave jo qeveritare të propozuara nga demokratët dhe socialistët, ndërsa po gjatë muaji korrik në komision do të ftohet edhe 7 kryetarët e bashkive. Përveç bashkive socialiste, bashkëkryetarja Dhurata Cupi ka kërkuar edhe titullarin demokrat të Shkodrës të zgjedhur me 6 mars.

Komisioni miratoi 4 ekspertët të cilët do të ndihmojnë dy kampet me ekspertizën e tyre, nga Partia Demokratike Roland Bejko dhe Agron Haxhimali, ndërsa PS ka zgjedhur dy ish kryebashkiakë Adelina Farrrici dhe Artan Shkëmbin.

Për demorkatin Xhelal Mziu këto dëgjesa janë të pamjaftueshme për të arritur një produkt cilësor, për këtë arsye ish kryebashkiaku i Kamzës propozoi që komisioni të nisë një tur në rajon për të dëgjuar eksperiencën e tyre.

Xhelal Mziu: Nuk është luks i tepërt që ky komision së bashku me ekspertët përkatës të ndërmarrë një tur të shpejtë me Kosovës, me Malin e Zi dhe me Maqedoninë e Veriut.

Palët kanë afat deri në 30 shtator për të rënë dakord nësë do të ndëryshojë harta territoriale para zgjedhjeve vendore të 2023.

Partia Demokratike

1.Roland Bejko

2.Agron Haxhimali

Partia Socialiste

1.Adelina Farrici

2.Artan Shkëmbi

BASHKITË  NË SEANCË DËGJIMORE

1.     Erion Veliaj – Bashkia Tiranë

2.     Eriselda Sefa – Bashki Lushnje

3.     Gledian Llatja – Bashkia Elbasan

4.     Erion Isaj – Bashkia Kolonjë

5.     Pjerin Ndreu – Bashkia Lezhë

6.     Juljana Memaj – Bashkia Dimal

7.     Bardh Spahia – Bashkia Shkodër