"Në shi, në borë, në breshër", Mehdi Malkaj për 7 korrikun: Për të mbrojtur lirinë duhet shumë gjak
Aktori Mehdi Malkaj në fjalën e tij në takimin me Shoqërinë Civile të thirrur nga kreu i PD-së Sali Berisha, ka thënë se protesta e 7 korrikut duhet të jetë e ngjashme me atë të mbrojtjes së Teatrit Kombëtar.
Ai tha se kanë që 5 vite që protestojnë për kauzën e tyre, pavarësisht se I kanë ‘rrahur’ dhe se Teatri u shemb mëngjesin e 17 majit, 2020 .
Më tej ai tha se protesta s’duhet të ketë fund, sepse liria nuk ka të paguar.
Mehdi Malkaj: Unë vetë personalisht do ju këshilloja një gjë: Duhet të veprojmë patjetër si Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, jemi në vitin e 5-të të protestës, në shi, në borë më breshër. Na kanë ardhur na kanë rrahur dy herë, me dashuri për të mos gënjyer. I kapën në gjumë njerëzit, dhe nuk çau njeri kokën për t’i nxjerrë për jashtë . Kot kanë shpëtuar Neritani dhe disa të tjerë. Duhet të fillojmë dhe mos të ketë fund. Kemi 5 vjet. Miq të dashur për mua fillon te liria dhe mbaron te liria. Për të mbrojtur lirinë duhet shumë gjak. Liria nuk ka të paguar.
