Berisha: Rama shkon në Bruksel më shumë për Serbinë se sa për Shqipërinë, për Kosovën ia ndalon Vuçiç

Kryetari i PD-së dhe ish-kryeministri, Sali Berisha, në takimin me Shoqërinë Civile dhe Frontin për Shpëtimin e Shqipërisë, ka lëshuar akuza ndaj Edi Ramës duke thënë se ky i fundit shkon në Bruksel dhe flet më shumë për Serbinë se sa për Shqipërinë.

Berisha tha se Rama nuk lobon për Kosovën, pasi sipas tij një gjë të tillë ia ndalon presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Sali Berisha: Kjo është një qeveri e cila me vendimet e saj ngushton çdo ditë e më shumë lakun në qafën e qytetarëve të vendit tonë. Një qeveri e cila në rrafshin atdhetar, shqiptar, vendos për t’i thënë ‘Jo’ ose ‘Po’ ftesës për në Bruksel duke mos përfillur asnjë institucion shqiptar, as presidencën, as parlamentin, por na informon se u lidha me Aleksandar Vuçiç. Në fakt u lidh pasi mori vendimin. Një qeveri që shkon në Bruksel dhe flet 5 herë më shumë për Serbinë se sa për Shqipërinë, kurse për Kosovën e ka ndaluar të thotë një fjalë të mirë për të, ose të bëjë avokatinë e saj