53-vjeçari indonezian bën gjestin heroik, shpëton banorët nga krokodili gjigand (VIDEO)

Një 53-vjeçar nga Indonezia është kthyer në heroin e ishullit Sulawesi pasi arriti të kapë me vetëm një litar krokodilin gjigand që kërcenonte jetën e banorëve. Gjesti është përshëndetur nga të gjithë bashkëfshatarët e tij, ndërsa zvarraniku pritet të lëshohet përsëri në habitatin e tij natyral.

Videoja e një krokodili që është kapur me litar nga një indonezian në ishullin Sulawesi është bërë virale në rrjet. Burri shihet teksa tërheq zvarranikun gjigand, me përmasa 4.3 metra dhe që prej disa ditësh vazhdonte të tmerronte banorët e zonës.  53-vjeçari Usman tha se zvarraniku ishte kërcënim për jetën e tyre.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

 “Po ta kishim lënë, do të kishte ardhur në tokë dhe ne nuk do të kishim mundur të shkonim në fushat e orizit”, tha 53-vjeçari.

"Këtu ka edhe kanale kullimi rreth rrugëve, vende ku peshkojnë vendasit. Do të kishte qenë e rrezikshme nëse do të kishte hyrë në kanalet kulluese. Më duhej të tentoja," tha ai.

Kapja e krokodilit u kondisedrua heroike nga banorët në fshatin Ambau Indah.

"Ajo që ka bërë Usman vlerësohet nga komuniteti. Disa madje e konsiderojnë atë një akt heroik, sepse shpëtoi shumë njerëz që mund të ishin viktima," tha një nga banorët.

Në të kaluarën ka pasur disa sulme krokodili në zonë, ndërsa kapja e zvarranikut është raportuar tek autoritetet.

Habitati i krokodilit ishte dëmtuar nga përmbytjet, ndërsa tani ai pritet të lëshohet përsëri në natyrë, tha një zyrtar në Agjencinë lokale të Ruajtjes së Burimeve Natyrore.