Stoltenberg para samitit: Më i rëndësishmi. Do të bëjmë ndryshime rrënjësore të mbrojtjes sonë
Kreu i NATO-s ka folur përpara nisjes zyrtare të samitit të Aleancës në Madrid, të cilin e ka quajtur si një nga më të rëndësishmit, pasi liderët e vendeve anëtare do të bien dakord për ndryshimin rrënjësor të mbrojtjes.
"Samiti i Madridit do të jetë i rëndësishëm, do të biem dakord për konceptet strategjike, i cili do të jetë plani i NATO-s për rreziqet dhe luftërat e paparashikuara.
Ne do të biem dakord për ndryshime fondamentale të mbrojtjes sonë me më shumë forca të gatishmërisë së lartë, me më shumë ekipe të pozicionuara, do të biem dakord për një paketë gjithëpërfshirëse për Ukrainën për t’iu dhënë atyre të drejtën e vetëmbrojtjes. Është tmerrësisht e rëndësishme që ne do të vijojmë të ofrojmë mbështetje për Ukrainën, e cila përballet me brutalitet që nuk e kemi parë që prej Luftës së Dytë Botërore.
Dhe më pas shpresojmë të bëjmë progres për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë dhe për të investuar më shumë në mbrojtjen tonë.
Shikoj përpara drejt samitit historik duke falënderuar kryeministrin spanjoll për pritjen e tij," tha ai.