Ukrainasit mbledhin 20 milion dollarë për të blerë dronët, kompania turke nuk i pranon paratë: Do t'jua dhurojmë

Prodhuesi turk i mbrojtjes Baykar ka refuzuar pagesën prej 20 milionë dollarë të popullit ukrainas për të blerë tre dronë të saj dhe në vend të kësaj do t'i dhurojë vendit tre dronë ushtarakë.

Baykar shkroi në një deklaratë të hënën se kishte mësuar për një fushatë për të mbledhur fonde për të blerë dronët e saj Bayraktar TB2, duke shtuar:

 "Baykar nuk do të pranojë pagesa për TB2 dhe do të dërgojë 3 UAV pa pagesë në frontin e luftës në Ukrainë".

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

UAV-të, mjete ajrore pa pilot, njihen shpesh si dronë.

"Ne kërkojmë që fondet në vend të kësaj t'i dërgohen popullit në luftë të Ukrainës," tha Baykar.

Paratë u mblodhën përmes një fushate të udhëhequr nga personaliteti televiziv ukrainas Serhiy Prytula, sipas agjencisë ukrainase të lajmeve Ukrinform.

Prytula festoi arritjen e shifrës së synuar në një postim në Tëitter në 24 qershor, duke thënë se u deshën vetëm tre ditë. Plani fillestar duket se ka qenë për të marrë katër nga dronët.

Baykar prodhon katër lloje dronësh dhe është e paqartë se cilin model synon të dërgojë në Ukrainë.

Dronët e tij të famshëm Bayraktar TB2 - të njohur gjerësisht si "Bayraktars, janë përdorur për herë të parë në konfliktin Rusi-Ukrainë.