Aksident në Këlcyrë/ “Benzi” përplas këmbësorin, 50 vjeçari dërgohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2022, 22:45
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (27 qershor) në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit.
Policia bën me dije se një automjet tip “Benz”, ka përplasur ka përplasur shtetasin K. Y., rreth 50 vjeç, banues në Këlcyrë. Ky i fundit është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 21:35, në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit, në vendin e quajtur "Gryka e Këlcyrës", shtetasi G. L., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka përplasur shtetasin K. Y., rreth 50 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili u transportua në Spitalin e Këlcyrës për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
