Berisha “shpërblen” Klevis Balliun, merr postin e rëndësishëm në PD pak ditë para protestës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, një nga mbështetësit kryesorë të “Foltores” të Sali Berishës, ka marrë një post të rëndësishëm në PD pak ditë para protestës së 7 korrikut.

Balliu është emëruar shef Organizimi i Partisë Demokratike. Ai do të jetë përgjegjës për organizimin e strukturave të PD.

Njoftimi

Klevis Balliu është emëruar Shef Organizimi i Partisë Demokratike. Ai do të jetë përgjegjës për organizimin e strukturave të PD.

Pak ditë para protestës së 7 korrikut, Balliu, një ish-deputet i njohur për angazhime të forta në mbështetje të protestave dhe lëvizjeve qytetare, merr detyrën e re në strukturën organizative.

Balliu është autor i librit “Misioni i Unazës”, një prej betejave të Partisë Demokratike ku ai kishte një rol protagonist.