Debat për hartën e re gjyqësore në "Drejt", Maks Haxhia paralajmëron hartuesin: Mbaje mend çfarë kaosi do bëhet!
Harta e re gjyqësore solli debat në studion e emisionit "Drejt" në Rtv Ora mes të ftuarve në studio, avokatit Maks Haxhia, kreut të grupit të punës që ka hartuar hartën Maksim Qoku, gazetarit Elton Qyno dhe avokatit Eugen Beci.
Qoku: Nuk mund të lëmë një sistem me disbalanca të theksuara midis numrit të gjyqtarëve në gjykata, numrit të çështjeve dhe ngarkesave midis rretheve gjyqësore. Kemi bërë një hartë për këtë gjë.
Haxhia: Po na sposton nga problemi.
Qyno: Të njëjtën gjë po bëni, tre gjyqtarët e Korçës po i merrni bashkë me çështjet dhe po i sillni në Tiranë, e njëjta gjë.
Qoku: Duhet të kthejmë sistemin në funksionim duke balancuar normat e çdo gjyqtari.
Haxhia: Po e bëni se ngarkesa është e vogël apo nuk keni gjyqtarë. Nuk zgjidhet me ligj situata e jashtëzakonshme.
Qoku: Kemi shpëtuar sistemin nga kolapsi.
Beci: Mos kaloni në kolaps pas 5 vitesh si me reformën.
Haxhia: Kur do zbatohet harta.
Qoku: Mund të shkojë një vit, mund të shkojë dy vjet.
Haxhia: 1 vit? Mbaje mend çfarë kaosi do bëhet.
