"Bëjnë fëmijë pa pasur shtëpi", Haxhia: Në Gjykatën e Lartë strehoheshin familjarët e gjyqtarëve
Reduktimi i Gjykatave të Apelit nga 6 në 1 nuk shihet zgjidhje për avokatin Maks Haxhia.
"Ne se kemi me qeverinë por me KLGJ. Kjo hartë nga 6 në 1 nuk është funksionale. Duhet marrë parasysh terreni, si do jetë cilësia dhe shpejtësia e gjykimit".
Në emisionin "Drejt" në Rtv Ora ai ngre shqetësimin e mungesës së infrastrukturës.
"Është si puna e çifteve që bëjnë fëmijë pa pasur shtëpi. Duhet të kesh shtëpinë dhe pastaj të organizosh jetën familjare. Dhe kjo punë, pa pasur godina do i sjellin të gjithë në Tiranë dhe do shkaktohet kaos. Nëse sot na thonë se paralelisht kemi alokuar fond dhe territor të madh dhe arkitektësh që do të nisin punimet ok.
Luan Rama: Edhe Gjykata e Lartë është katandisur në një kthinë mbi të cilën ka ndërtesa gjigande mbi kokën e saj
Maks Haxhia: Ne kemi bërë atë që nuk bëhet në asnjë vend të botës. Në Gjykatën e Lartë strehoheshin familjarët e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Me legenë atje, ne shkonim të bënim gjyqe atje dilte kalamani për shkollë.
Do shkojmë gjithë jetën me reforma? Zgjuarsi është të bëhen njëherë e mirë gjërat. Ne e pranojmë situatën".
Nga ana tjetër burgjet janë mbushur plot.
"Të arrestuarit, të paraburgosurit flenë në këmbë. I çojnë te 313 dhe flenë në këmbë se është mbushur burgu plot".
