"Do bëhet manipulimi më i madh", paralajmërimi i Maks Haxhisë për hartën e re gjyqësore

Avokati, Maks Haxhia, paralajmëron pasoja të rënda nga  harta e re gjyqësore. Në emisionin "Drejt" në Rtv Ora ai flet për një tendencë që vetëm sa ka marrë udhë, marrja e vendimeve nga gjykata në mungesë të palëve.

Haxhia: Sot ka filluar një tendencë që po e shohim që nga Gjykata Administrative e Apelit dhe në Gjykatën e Lartë, do ndodhë dhe në Gjykatën e Apelit po u bë kjo hartë, që do të operohet mbi dokumenta, pa qenë palët prezent. Kjo është shpejtësi në gjykim por nuk është efektivitet i gjykimit. Është cënim komplet i të drejtave të njeriut dhe nuk ke ku të kërkosh llogari. Si ja pozon një këshilltar relatorit, relatori ja pozon trupës gjyqësore dhe trupa gjyqësore ka 100 çështje nuk do t'ja dije për këtë çështje dhe aty do bëhet manipulimi më i madh.

Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 Gjykata të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Administrative dhe 1 Gjykatë Apeli.

Drafti i KLGJ-së pritet të kalojë për miratim në Qeveri.