Amnistia fiskale, ekonomisti: Nëse paratë do futen në mënyrë të pakontrolluar do godasin sipërmarrjen e ndershme
Ekonomisti Fjordi Pernaska, teksa ka folur për hartimin e projektligjit për amnistinë fiskale, është shprehur se nëse këto të ardhura do të futen në mënyrë të pakontrolluar në Shqipëri do të godasin në mënyrë direkte sipërmarrjen e ndershme.
Këtë deklaratë e tha në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, ndërsa tha se me futjen e këtyre parave sipërmarrësi i thjesht do e ketë të vështirë të operojë në biznes.
Fjordi Pernaska: Gjëja që është shumë e rëndësishme për t’u parë është aspekti ekonomik i këtij ligji dhe pasojat e ligjit në rangun afat mesëm dhe më gjatë. Nëse këto të ardhura do të jenë të llogarituara që të jenë të targetuara për nj sektor të caktuar është njëra gjë, por nëse këto të ardhura vijnë në mënyrë të pakontrolluara dhe do të shpërndahen në ekonomi do gadasin në mënyrë direkte sipërmarrjen e ndershme dhe do e bëjnë shumë të vështirë për sipërmarrësin e thjeshtë që të operojë në biznes.
Nga ana tjetër deputetja Serina Koti, u shpreh se nuk ka asnjë lloj mekanizmi se na është origjina e këtyre parave, ndërsa shtoi se do jetë sekreti i personave që do legalizojnë paratë.
Serina Koti: Nga drafti që kam lexuar, nuk ka asnjë lloj mekanzimi për të parë se nga ka ardhur origjina e parave. Kështu që kjo do të jetë një vrull parash që do të futen në ekonominë shqiptare. Shpresoj që të jetë transparente legalizimi i këtyre parave, por do të jetë sekret personi që po i deklaron këto para, sasia që i ka deklaruar.
Një gjëje tjetër që i shqetësohem që mund të ndodhë është se persona të cilët kanë shuma të mëdha për të deklaruar në Shqipëri mund të jenë me precedentë.
Përgatiti Anila Kolgjini.
