Harta e re gjyqësore, kreu i grupit të punës: Përmbushëm një detyrim ligjor, puna kishte nisur në 2016

Maksim Qoku, ish-nënkryetar i KLGJ dhe drejtues i grupit të punës që ka përgatitur hartën e re gjyqësore thotë se drafti ishte vetëm finalizim i punës së nisur në 2016.

Në emisionin "Drejt" në Rtv Ora ai thotë se kjo reformë ishte e domosdoshme.

Maksim Qoku: Bërja e hartës së re detyrim ligjor. Këtë punë e gjetëm të nisur që në vitin 2016. Thembra e Akilit të KLGJ ishte vijimi i punës për hartën. Sistemi ishte në krizë, problematikat ishin të shumta duhej të merrej në konsideratë hartimi i një harte të re.