Depozitat nuk preken, qytetarët: Derisa të ikin këta pushtetarët maskarenj, nuk gjejmë hajër

"Do të fillojmë heqjen e depozitave, është një lajm që qytetarët e presin prej 25 vitesh sepse janë burim infeskionesh," ka thënë Veliaj më 21 mars 2016.

Kanë kaluar 6 vite nga kjo deklaratë e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili premtoi heqjen e depozitave në tarracat e pallateve ose të varura në dritaret e tyre.

Tashmë edhe për shkak të temperaturave shumë të larta, qytetarët ndihen të rrezikuar nga uji i ndenjur i depozitave.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Kush i pastron depozitat. Asnjë se di ca uji vjen në depozitë dhe sa pastrohen depozitat. Llum është," tha një qytetar.

Ata shprehen se këtë ujë nuk mund ta përdorin për ta pirë.

Uji nëpër depozita është jo i pishëm. Uji që vjen në shtëpitë tona ka erë të rëndë dhe kosto për të blerë një shishe ujë është shumë e lartë."

"Ai s'bën për të larë e jo më për të pirë. Kush e përdor bëhet kancer, kush se përdor shpëton," thonë qytetarët.

Premtimin se do të furnizohen 24 orë me ujë në banesat e tyre, qytetarët nuk e besojnë aspak.

"Detyrojmë ta blejmë ujin, le që autobotet thonë "Ujë Selite a Boville" dhe e mbushin nëpër zona të ndryshme."

"Çfarë masash do marrësh me këtë maskara këtu, me një kryetar bashkie që është mashtrues. Pati thënë njëherë që do ti heqim të gjithë depozitat, sipas fjalimit të tij të një mashtruesi dhe do ketë ujë të bollshëm e të rrjeshëm. Ku është uji i bollshëm?" shprehen ata.

Në shumë lagje të kryeqytetit depozitat janë të rrezikshme jo vetëm për shëndetin e qytetarëve, por rënia e tyre ka faktuar raste prag tragjedie. Për këtë arsye ata apelojnë një vendim konkret për heqjen e tyre.

Depozitat nuk preken, qytetarët: Derisa të ikin këta

Depozitat nuk preken, qytetarët: Derisa të ikin këta

Depozitat nuk preken, qytetarët: Derisa të ikin këta

Depozitat nuk preken, qytetarët: Derisa të ikin këta

Depozitat nuk preken, qytetarët: Derisa të ikin këta