Malësi e Madhe/ Qëlloi në ajër pas konfliktit me xhaxhain, arrestohet 29 vjeçari

Një 29 vjeçar është arrestuar pasi ka qëlluar në ajër, pas një konflikti me xhaxhain e tij.

S. K., 29 vjeç, banues në fshatin  Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe, pasi është konfliktuar për motive pronësie, me xhaxhain e tij, shtetasin Sh. K., 64 vjeç, e ka kanosur atë duke qëlluar në ajër me armë zjarri automatik.

Falë ndërhyrjes i riu u arrestua duke parandaluar kështu përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar dhe arma e zjarrit automatik.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”.

Malësi e Madhe/ Qëlloi në ajër pas konfliktit me xhaxhain,