Pas publikimit të lajmit nga OraNews, Lazarati rikthehet me furnizim me ujë të pijshëm
Nga Ora News Përditësimi i fundit 27 Qershor 2022, 08:24
Pas publikimit të lajmit në Ora News dhe denoncimit të vetë banorëve se prej ditësh vuanin mungesën e ujit, menjëherë në terren kanë shkuar punonjësit e UKGj ku është instaluar pompa e re.
Ajo mundësoi dje pasdite rikthimin e ujit për konsumatorët në Lazarat.
Burime zyrtare nga Ndërmarja e Ujësjellësit në Gjirokastër konfirmojnë këtë fakt dhe njëkohësisht shprehen se rastet e mungesës së ujit të pijshëm në Lazarat nuk do të përsëriten pasi është siguruar edhe një pompë rezervë e cila do zëvendësojë menjëherë pompën që do të pësojë avari.
Por problem për zonën mbetet uji 24 orë, investim i cili ka përfunduar para 1 viti, por banorët ende nuk furnizohen me ujë pa ndërprerje .
Kronika u publikua në TV Ora News 25 qershor 2022
