Vlorë, ara me grurë dhe ullishte përfshihen nga zjarri
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 25 Qershor 2022, 18:34
Ara me grurë por dhe ullishte në fshatrat Delisuf dhe Çeprat në Vlorë janë përfshirë nga zjarret në orët e vona të pasdites së sotme.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët zjarrfikës, të cilët janë munduar të lokalizojnë flakët për mospërhapjen e tyre.
Efektivët vijojnë punën në terren.

