Motori përplaset me betonieren në afërsi të TEG-ut, humb jetën 40-vjeçari

Një aksident rrugor me një të vdekur është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të TEG-ut.

Shtetasi Erald Totilla, 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet betoniere me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç.

Si pasojë shtetasi Totilla u dëmtua rëndë dhe për fat të keq ka humbur jetën.

Ai ndërroi jetë në spital pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Viktima mësohet se ishte i apasionuar pas motorëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Motori përplaset me betonieren në afërsi të TEG-ut, humb
Viktima Erald Totilla
Motori përplaset me betonieren në afërsi të TEG-ut, humb
Viktima Erald Totilla
Motori përplaset me betonieren në afërsi të TEG-ut, humb
Motori i ndarë në dy pjesë
Motori përplaset me betonieren në afërsi të TEG-ut, humb
Foto nga vendi i ngjarjes