E rëndë! E goditi disa herë në kokë dhe fyt, 47-vjeçari vret gruan me okllai në sy të foshnjës 6-muajshe

Një burrë në moshën 47 vjeçare ka vrarë bashkëjetuesen e tij 33-vjeçare.

Trupi i pajetë I gruas gruaje u gjet mëngjesin e 25 qershorit në Rimini. Sipas mediave të huaja, krimi i tmerrshëm ndodhi në sy të djalit 6 muajsh.

Trupi i 33-vjeçares ndodhej në dhomën e gjumit, ndërsa foshnja në dhomën e ngrënies.

Dyshohet se 47-vjeçari ka përdorur një okllai (përdoret për të hapur petët) për të vrarë gruan, e cila sipas asaj që thotë policia u godit disa herë në kokë dhe në fyt.

Ka qenë fqinjët ata që kanë denoncuar rastin pasi dëgjuan britmat e gruas. Ata kanë shkuar dhe kanë trokitur në derën ku ndodhi krimi, derisa e burri e ka hapur atë.

Si ndodhi vrasja sipas policisë

Vrasja erdhi pas një diskutimi lidhur me mosmarrëveshjet për menaxhimin e foshnjës 6-muajshe, të cilën babai nuk e kishte parë prej kohësh.

Viktima, në fakt, ishte kthyer në Rimini prej rreth një jave, pasi ishte larguar nga partneri pas problemeve që kishin lindur në çift, shkruajnë mediet italiane. 

Mëngjesin e sotëm, pas një sherri të dhunshëm, burri e ka goditur vazhdimisht gruan me okllai në kokë dhe me thikë në fyt dhe më pas e ka mbështjellë me çarçaf.

Pas mbërritjes së agjentëve, burri, i cili kishte gjurmë të gjakut të viktimës në trupin e tij, ishte ulur në dhomën e ngrënies, ndërsa gruaja ishte shtrirë përtokë në një pellg gjaku brenda dhomës së gjumit.

Burri ndodhet në komisariat dhe përballet me akuzën e vrasjes. Ndërkohë Policia tha se foshnja ishte mirë dhe u mor në mbrojtje.