Devijimi i Lanës/ Banori: Të mos na hedhin në rrugë shtëpinë e kam bërë me gjak

Në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai ishte dhe  Ardian Ibrahimi një kryefamiljar me aftësi të kufizuara shtëpia e të cilit preket nga projekti që do të bëhet në Lanë.  

Ai tha se:  Jam më i rrezikuari nga të gjithë banorët. edhe unë jam në breg të Lanës.

Banoj tek unaza e re prej 25 vitesh dhe nuk e di se si do të shkojë kjo puna jonë. Unë jam vet i sëmurë marr një pension dhe nuk e di se çfarë do të bëj po më hodhi kjo qeveri jashtë. Ku do të shkoj? Jam baba i tre vajzave dhe 9 nipave unë mezi i’a dal.

I bëj thirrje shtetit ta rishikojnë projektin të mos na hedhin në rrugë se shtëpitë i kemi bërë me gjak.