Dy javë koncert në Elbasan/ Starton konkursi ndërkombëtar i kërcimit "Albania Dance Competition"
Ka startuar mbrëmbjen e kaluar në qytetin e Elbasanit konkursi ndërkombëtar i kërcimit "Albania Dance Competition".
Trupës shqiptare iu bashkuan edhe ata të Greqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ku notat muzikore të Ballkanit bënë për vetë artëdashësit.
Artan Ibershimi: Sot startojmë një festival dedikuar artit të kërcimit dhe është një festival i cili mundohet ti japi një rrugë dhe një formë dhe një hapësirë të re artistike koreografëve të rinjë dhe gjeneratave të reja në fushën e kërcimit në Shqipëri dhe jashtë saj.
Koreografi Artan Ibershimi shprehet se ky është edicioni i parë i këtij lloji dhe përzgjedhja e konkurntëve ka qenë e selektuar.
Artan Ibershimi: Ky është edicioni jonë i parë. Mundet q ëpërzgjedhja jonë të ketë qenë pak e ngushtë por mendoj që kemi sjellur një spektër të rajonit. Kemi shfaqje me interpretues nga Greqia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe nga tupa e Kosovës.
Për pesë ditë me radhë, pjesëmarrësit do japin nga 3 shfaqje në zona të ndryshme të Elbasanit, si një qëllim edhe për promovimin e qytetit.

