Rritet me 30% paga e Ushtarakëve, për 38 pozicione në FA do të ketë dhe 20 mijë shtesë tjetër
Qeveria rrit me 30 % pagën për ushtarakët. Vendimi u mor sot nga Këshilli i Ministrave dhe u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
"Nuk jemi në momentet më të mira për të rritur shpenzimet por premtimi është premtim dhe ne si qeveri i kemi mbajtur gjithmonë premtimet" tha Peleshi.
Të gjithë ushtarakët nga ushtari i parë deri tek gradat më të larta nga data 1 korrik në bazë të këtij vendimi të Këshillit të Ministrave do të kenë një pagë 30% për të lartë.
Do të thotë se paga minimale është 51 mijë lekë të reja shtuar këtu dhe pagesa shtesë të trajtimit ushqimor dhe trajtimeve të tjera sipas vështirësive" tha ministri.
20 mije leke plus per 38 pozicione
Gjithashtu eshtë miratuar një aneks listë me rreth 38 pozicione brenda Forcës së Armatosur që marrin shtesë mbi shtesën e pagës.
Mund të veçoj atë që është e para në listën e shtesave dhe që merr dhe shtresën më të lartë është struktura ushtarake e mbrojtjes kibernetike. Përveç shtesës 30 për qind do të marrë dhe 20 mijë lekë të reja mbi këtë pagë për shkak të rëndësisë që mbrojtja kibernetike ka marrë sot në Shqipëri dhe të gjithë botë. Pra janë 38 pozicione që marrin shtesë mbi këtë shtesë page"
Ministri i Mbrojtjes tha se me rritjen e pagës synon që të shtohen prurjet në FA
Niko Peleshi:"Sot po rrisim me 30 përqind pagën e të gjithë ushtaraklëve tanë për ti dhënë mbi të gjitha dinjitet, dhe prestigj dhe për të patur më shumë prurje në Forcat tona të Armatosura"
