Nënë Liza padit Erion Velinë në prokurori për "shpifje", të hënën shihemi në gjyq

Nënë Liza paditi sot në Prokurorinë pranë Gjykatës së Tiranës kryebashkiakun Erion Veliaj dhe Kryeinspektorin e Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Tiranës Mariglen Qaton për shkatërrim prone dhe shpifje.

Nuk kam mundësi tia dhuroj Erion Velisë. Dua shtëpinë time. E kam bërë me mund e djersë. Nuk i kam marrë gjë askujt” tha ajo në një prononcim për gazetarët duke hedhur poshtë të gjitha deklaratat e Velisë se ajo është përqafuar me kreun e IMT, Qato.

Më 27 qershor është një tjetër proces gjyqësor dhe Nënë Liza thërret përballë Velinë.

 “Na shembën shtëpinë dhe na nxorrën jashtë rrobat. Më datë 27 kanë një seancë gjyqësore për shtëpinë, e dua siç e kam pas. Shteti  është I huaj jo i joni pasi i ka shitur të gjitha. Ne kemi qënë një lagje e rregull, na kanë rënë në qafë. Kërkoj drejtësi nga gjykatat dhe kryeministri. Dua të di kur dhe ku? Dua shtëpinë ku e kam pasur, nuk e dua në Shkozë apo në Dajt” tha Nënë Liza për gazetarët

Krah saj ishin dhe banorë të tjerë të zonës së “5 Majit” të cilëve u është shembur banesa në kuadër të projektit të rindërtimit.