Këlliçi: Marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë më shumë kuptim sesa Ballkani i Hapur

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Klejd Këlliçi, Pedagog UT u shpreh se ka një sekretariat që ndjek procesi ne marrëveshjeve që janë firmosur mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai tha se këto nuk janë marrëveshje bosh, por janë në kuadër të një politike që ka vazhduar prej kohësh dhe kanë më shumë kuptim sesa Ballkani i Hapur.

Këlliçi: Ka një sekretariat mes dy vendeve që ndjek procesi ne marrëveshjeve që janë firmosur mes Kosovës dhe Shqipërisë. Këto nuk janë marrëveshje bosh, por janë në kuadër të një politike që ka vazhduar prej kohësh dhe kanë më shumë kuptim sesa Ballkani i Hapur.

Si do që të jetë çështja, edhe sikur Rama të mos dojë, do të duhet ta thojë se nuk do marrëveshje me Kosovën, nëse është çështja e konfliktit. Pastaj do ta shohim një farë rentabiliteti të marrëveshjeve. U bë rruga e Kombit dhe ka dhënë efektet e veta.