"90 mijë banorë nuk lihen pa gjykatë." Protesta e avokatëve në Kurbin vijon, i bashkohen qytetarë e deputetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2022, 10:08
Harta e re gjyqësore, avokat dhe qytetarë protestë para gjykatës së Kurbinit.
Ata kërkojnë rishikimin e reformës që mbyll gjykatën e këtij rrethi i cili ka 90 mijë banor.
Pjesë e protestës janë dhe deputët e Partisë Demokratike Kastriot Piroli dhe Elda Hoti.
Harta e re gjyqësore parashikon 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin.
Ditën e djeshme u protestua në Shkodër dhe Vlorë. Gjithashtu kryetari I Dhomës Kombëtare, të Avokatisë ka nisur një tur takimesh në rrethe për ti sqaruar me hapat që do të ndërmarrin lidhur me hartën e re gjyqësore.
Sakaq Dhoma Kombëtare e Avokatisë paralajmëron ndëshkim për dy anëtarët e saj në KLGJ nësë kanë votuar pro kësaj skeme.
