Zeka: Nuk e besoj se Rama është aq budalla sa të thotë se do të rrëzojë Kurtin në shtator

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Milaim Zeka, Politikan dhe analisti foli edhe për deklaratën e Ramës në Ohër që do të rrëzonte Kurtin në shtator.

Ai tha se nuk beson se kryeministri Rama është kaq budalla dhe se nuk e beson që ta ketë thënë një gjë të tillë në Ohër.

Zeka: Sa për atë që ka publikuar kolegu Berat Buzhala kam deklaruar dhe them se është një gënjeshtër e kulluar e ardhur nga Tirana dhe e shpërndarë nga kafenetë e Tiranës. Nëse Berat Buzhala e publikon një incizim, atëherë unë do t’i kërkoj falje publikisht.

Unë nuk besoj se Rama është aq budalla, edhe pse ashtu si të gjithë ne ka budallallëqe, nuk e besoj se ai mund të thotë në Ohër se do të rrëzojë Albin Kurtin. Këtë nuk e besoj.