Delvinë/ Digjet një makinë në mesnatë

Një automjet është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës së ditës së sotme në Delvinë.

Në lagjen "9 nëntori" automjeti tip "Suzuki" është djegur rreth orës 00:50. Mjeti raportohet të jetë në pronësi të shtetasit L.K, banues në Delvinë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Informacion paraprak

Më datë 22.06.2022, rreth orës 00:50, në lagjen "9 nëntori", Delvinë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i markës “Suzuki", në pronësi të shtetasit L. K., banues në Delvinë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.