A sot s'ka masa sigurie/ Avokatët e Vlorës, Lezhës e Shkodrës bojkot seancave

Ditën e sotme ashtu si edhe një ditë më parë janë anuluar masat e sigurisë dhe janë bojkotuar. Nuk do të ketë masa sigurie të marra në Vlorë .

Procësi dhe gjyqet në Vlorë do të anulohen deri ditën e premte. Gazetari Edi Ruçi raporton se këtë javë pritet të anulohen 375 gjyqe.  Për qindjen më të lartë të gjyqeve të anuluara e mban GJykata e Shkallës së Parë në Vlorë e ndjekur nga Gjykata e apelit dhe më pas nga Gjykata Administrative.

Ndërkohë bëhet me dije se avokatët e Fierit dhe Dhoma e Avvokatisë Fier nuk ka bojkotuar seancat gjyqësore dhe as masat e sigurisë.

Pritet të mbahet një mbledhje e përbashkët e të gjithë Dhomave të Avokatisë që kanë bojkotuar procesin për të diskutuar lidhur me vijmësinë e kësaj situate.

Ndërkohë po mbahen protesta  para gjykatës së Kurbinit.