Berisha mbledh tryezë tjetër, riforcon thirrjen për protesta të fuqishme kundër Ramës
Kryetari i PD-së u Berisha bën thirrje për protesta të fuqishme kundër Edi Ramës të cilin e akuzon se ka shndërruar Tiranën në Beograd të vogël.
"Të thërrasim protestë të fuqishme për të mbrojtur ëndrrën europiane! Të mos dorëzojmë fatin tonë në Beograd" tha Berisha në tryezën, “Të rikthejmë Shqipërinë në rrugën europiane”
Sali Berisha: “Çështja e vokacionit perëndimor është çështje e identitetit për ne. Ne bëhemi përgjegjës. Ai dje u nis turist në Francë, normalisht ai s’do mund të kthehej më. Ai duhet të rrinte atje azilant me aktin që po projekton. Edhe atje po t’i jepnin azil, por do të shkonte në Beograd me siguri.
Sot është thirrja më kryesorja. Të ngrihemi dhe të përballemi. Të mos dorëzojmë fatin tonë në Beograd, të mos dorëzojmë vendimmarrjen e këtij vendi në Beograd, por të qëndrojmë. Për mua nuk ka arsye më të fortë se kjo për t’u ngritur. U tejkalua çdo lloj kufiri dhe imagjinate.
Unë nuk jam dakord me çiftimin që na bëjnë, por ne nuk folëm kur Maqedonia e pësoi për shkakun tonë. Maqedonia do të ishte sot anëtare po të mos vihej vetoja në çiftim. Megjithatë, kjo nuk mund të jetë kurrë motiv që ne të kalojmë në anën tjetër të historisë, në anën e zezë, të kalojmë në anën serbo-ruse të saj. Duhet të thërrasim në protestë të fuqishme. Eshtë motiv esencial për kombin tonë"