Përmet/ Plagosi me thikë të riun, arrestohet 17 vjeçari
Nga Ora News Përditësimi i fundit 22 Qershor 2022, 09:14
Një 17 vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ka plagosur me thikë një 18 vjeçar për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, më datë 21/02/2022 në Këlcyrë.
J.M ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Këlcyrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka sekuastruar në cilësinë e provës materiale dhe thikën që u përdor nga A.B teksa ndaj tij rëndojnë akuzat e "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".