Shqipëria merr miliona euro kredi nga qeveria Italiane për energjinë, bujqësinë dhe emergjencat civile

Zv kryeministri Arben Ahmetaj gjatë komunikimit për mediat pas mbledhjes së qeverisë bëri me dije se Shqipëria ka marrë miliona euro kredi për tre sektorë atë të energjisë, bujqësisë dhe emergjencat civile.

Arben Ahmetaj: Sapo kaluam një vendim të rëndësishëm në raport me reformën dhe sektorin e energjisë elektrike. Sapo kaluam një draft marrëveshje që tashmë ka marrë formën e marrëveshjes me Italinë.  Ka të bëjë me angazhimin e qeverisë italiane në raport me Koferencën e Donatorëve për rindërtim. Përmirësim i rrjetit të energjisë elektrike në veri të Shqipërisë është pjesë e angazhimit prej 60 milion euro kredi të qeverisë Italiane dhe do të pasohet javën tjetër me një 30 milion kredi tjetër për sektorin e bujqësisë kryesisht  tek peshkimi dhe 30 milion euro tjetër për emergjencat civile e dedikuar për gjithë ngritjen apo rifeskimin për ato paisje që janë vjetëruar të flotës së emergjencave civile.