Ozuni: Shqipëria nuk shfaq interes për të promovuar vendin

Ferjolt Ozuni, pedagog dhe specialist  turizmi ishte i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai deklaroi se shteti ynë nuk ofron infrastrukturë për turistët që vijnë të vizitojnë Shqipërinë dhe gjithçka bëhet në mënyrë private nga operatorët. Ozuni tregoi dhe një rast konkret se si vendi ynë nuk e promovon Shqipërinë.

Ozuni: Tregu rumun duke qenë se e njoh me detaje kanë qenë të interesuar për të ardhur me pushime  në Shqipëri nuk është shfaqur asnjë interes nga institucionet shqiptare për tu reklamuar Shqipëria në Rumani. Dhe një punë të tillë mund ta bënte fare mirë agjencia kombëtare e turizmit mund ta bënte fare mire Ministria e Turizmit.