Topuzi: Rritja e çmimeve do të ndikojë direkt tek bizneset
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2022, 21:22
Zak Topuzi, Kreu i shoqatës së Hoteleri-Turizmit, në një intervistë me gazetaren e Ora News Sonila Musai foli për pritshmëritë e sektorit të turizmit pas pandemisë.
Topuzi: Rritja e çmimeve këtë vit ka pasur një ndikim goxha të madh pasi vetëm energjia elektrike është rritur gati 38% pritet të rritet pas qershorit të paktën sipas njoftimit të qeverisë,gazi po ashtu është rritur dyfish,burimet kryesore të kostos të një hoteli sigurisht dhe produktet e tjera që kanë të bëjnë me prodhimet vendase.
Të gjitha kanë një rritje të konsiderueshme. Problemi është se kontratat janë mbyllur dhe koston do ta mbajnë vet bizneset.
