Yzeiri: Ne e kemi luksin t’i rebelohemi BE-së, sepse ka kaq shumë kohë që nuk bind dot Bullgarinë

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Ilir Yzeiri, Pedagog u shpreh se vendi ynë e ka luksin që të rebelohet me BE-në, sepse kanë kaq kohë që nuk bindin Bullgarinë.

Ai tha se vendi ynë i ka bërë detyrat të gjitha me kokën ulur dhe shtoi se Franca nuk ka arritur që ta bindë Bullgarinë.

Yzeiri: Ajo që ka ndodhur është se 3 vendet e Ballkanit do ta marrin nesër vendimin për samitin e Brukselit. Ne kemi më shumë sesa luks që t’i rebelohemi BE-së, sepse kanë kaq kohë që nuk bindin Bullgarinë ata. Është kujtuar aty Bullgaria se Maqedonia nuk është shtet.

Ne kemi i bërë detyrat të gjitha me kokën ulur. Çfarë pune kemi ne Bullgarinë që çohet atje. Franca nuk ka arritur që ta bindë Bullgarinë. Është bërë edhe propozimi që të ndahemi me Bullgarinë se çfarë pune kemi ne me ta.