VIDEO/ “Kthehu në vendin tuaj të derrave”, polici gjerman racizëm ndaj shqiptarit. Autoritetet nisin hetimet

Policia gjermane ka nisur hetimet ndaj një efektivi, i cili ka ofenduar një shqiptar duke përdorur dhe tone raciste.

Në një video e cila është bërë publike në mediat e gjermane, efektivi dëgjohet duke iu drejtuar efektivit shqiptar me fjalët: Shko, ktheu në atë vendin tuaj të derrave.

Menjëherë sapo video është bërë publike, autoritetet kanë nisur hetimet për efektivin të cilin e kanë identifikuar. Autoritetet i kanë kërkuar ndihmë edhe Tiranës zyrtare të bashkëpunuar në zbardhjen e të gjithë incidentit duke qenë se shqiptari i cili është ofenduar ndodhet në Shqipëri. Përveç hetimeve për fjalor racist dhe gjuhë urrejtjeje, ndaj efektivit të policisë gjermane mund të merren masa disiplinore.

Sipas prokurorisë gjermane, ende është e paqartë se kur ka ndodhur ngjarja, pro mendohet të jetë fundi i vitit 2018 ose fillimi i vitit 2019. Në këtë periudhë shqiptari është arrestuar për një çështje penale dhe më pas është është dërguar në Shqipiëri.

Ka qenë vetë shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i cili ka  denoncuar policin.

Përplasja mes policit gjerman dhe shqiptarit:

Polici gjerman: Hiqe celularin tënd të ndyrë,” i thotë oficeri një burri me një xhaketë jeshile të errët.

Shqiptari: Jo, jo, përgjigjet burri me inat dhe vazhdon të filmojë me celularin e tij.

Polici gjerman: Ik o shoku, përndryshe do dal nga vetja. Kthehu në vendin tuaj të derrave.