Topuzi: Shqipëria ka turizëm sezonal, këtë vit kemi 3-4% turistë më pak se viti 2019
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2022, 21:11
Zak Topuzi, Kreu i shoqatës së Hoteleri-Turizmit, në një intervistë me gazetaren e Ora News Sonila Musai foli për pritshmëritë e sektorit të turizmit pas pandemisë .
Topuzi: Do jetë një vit më i mirë jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë botën hapja që ndodhi ne Europë sepse Europa qarkullon gati gjysmën e turistëve botëror. Bëri që njerëzit të lëvizin ,problemet janë lënë për dimrin deri tani ka një tendencë që njerëzit të lëvizin sa më shumë por me periudhë të shkurtër.
Shqipëria për hir të së vërtetës ka një turizëm sezonal dhe pothuajse 62% e turistëve lëvizin këto tre muaj qershor,korrik,gusht dhe kjo e bën pak të vështirë turizmin në Shqipëri. Mund të themi se këtë vit kemi 3-4% turist më pak se viti 2019.
