Gazetarja Lushkaj: Mungesa e personeleve problematikë për sektorin e turizmit në Sarandë

Një tjetër pikë problematike e turizmit shqiptarë sidomos këtë vit, duket se janë edhe mungesa e personeleve. Gazetarja e Ora News  Anxhela Lushkaj u shpreh se kjo situatë vijon të mbetet problematike.

Lushkaj: Ky mbetet problemi i çdo fillim sezoni me të rinj që nuk gjejnë dot një punë nga ana tjetër me administratorët e industrisë së turizmit pretendojnë se nuk gjejnë personat e duhur për punë. Në fakt ajo çfarë ndodh në Sarandë është se hotelet e mëdha, resortet, restorantet e mëdha në përgjithësi preferojnë të kenë një staf nga Tirana më të kualifikuar.