Ozuni: Pritshmëritë për këtë sezon më të larta. Një pjesë e bregdetit të jugut sot ishte bosh

Ferjolt Ozuni, pedagog  dhe specialist  turizmi ishte i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai foli për sezonin  veror dhe si është performanca e vendit tonë deri në këto momente dhe si janë pritshmëritë.

Ozuni: Unë kthehem ditën e sotme nga një udhëtim disa ditor pikërisht në jug të Shqipërisë për arsye pune dhe fatkeqësisht kam parë një pjesë të mirë të bregdetit të shezlloneve në bregdet bosh.

Kjo nuk ka ndodhur në 2021 nuk ka ndodhur në 2019 dhe sivjet ne kishim pritshmëri më të mëdha se 2019 që ka qenë viti ynë më I mirë në aspektin e turizmit dhe të ardhurave të kjo industri.