Softa: Ngjarjet kriminale kanë qenë dimensionale. Kajmaku kishte mbrojtje, kaloi në aeroport pa lënë asnjë gjurmë
Eksperti i Sigurisë, Fation Softa është shprehur se ngjarjet kriminale në vendin tonë kanë qenë të rënda dhe dimensionale.
Në një intervistë për Ora News, Softa përmendi dhe arrestim e ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku duke thënë se ky i fundit ka pasur mbrojtje pasi kaloi në aeroport pa lënë asnjë gjurmë.
Fation Softa: Tirana është një qytet i vështirë. Rritja e kriminalitetit dhe përqendrimi i saj në Tiranë, tregojnë se prezenca e armëve është në duart e grupeve kriminale.
Ngjarjet kriminale kanë qenë të rënda dhe kanë qenë dimensionale. Krimi dhe kriminaliteti është dhunshëm dhe i frikshëm dhe nuk pyet kur vjen puna për të bërë ekzekutimin e tij.
Nuk mund të them që policia është e pafuqishme dhe e paaftë sepse në këtë komunitet ka njerëz të cilët kanë potenciale intelektuale përsa i përket prefesionalizmit të tyre, integritetit të tyre.
Do thosha që rasti i ish-kryebashkiakut të Bashkisë së Vorës i cili ishte një person në kërkim, nga përgjimet italiane dhe nga arrestimi I tij del që ai person ka udhëtuar nga Tirana në drejtim të Italisë. Nuk është problemi i policisë është problemi i mbrojtjes që disa persona kanë, pasi Kajmaku kaloi pa lënë gjurmë në aeroport.
Softa tha se siguria në burgje ka qenë gjithmonë e dyshuar.
Fation Softa: Burgjet në vite janë lakuar apo janë marrë në analiza nga të gjithë strukturat. Siguria në burgje ka qenë gjithmonë e dyshuar. Jo në pak raste, personat me shkallë të lartë rrezikshmërie kanë realizuar për atentate të ndryshme që janë bërë për grupe të tjera kundërshtare.
