Makina me shpejtësi përplas Benz-in në një lagje të Vlorës, ky i fundit përplaset me garazhin
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 21 Qershor 2022, 20:31
Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën "Zigur Lelo" në Vlorë.
Një automjet tip "Ford" me shpejtësi të lartë në rrugët në brendësi të lagjes ka aksidentuar automjetin tip "Benz".
Për pasojë ky i fundit është përplasur me një garazh në zonë.
Nga aksidenti ka mbetur një e plagosur jashtë rrezikut për jetën dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Broja, West Ham bën përpara, Chelsea vazhdon ta bllokojë
21 Qershor, 20:00
Drejtuesi i Fordit është shoqëruar në komisariatin e Vlorës pasi ka dyshime se përdor lëndë narkotike.
Nga përplasja e mjeteve është demtuar dhe garazhi i një qytetari ku brenda ndodhej dhe një automjet që është dëmtuar.







