Vasili: Rama sot bojkoton BE, dje ndante medalje per hapjen imagjinare te negociatave!
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Rama për mundësinë e bojkotimit të Samitit të ardhshëm të BE.
Në një postim në facebook, Vasili flet për inkoherencë të shefit të qeverisë duke kujtuar se po ky kryeministër në qershor të 2018 u ndante medalje imagjinare Ambasadorëve për hapjen e negociatave.
Postimi i plotë
Rama sot bojkoton BE, dje ndante medalje per hapjen imagjinare te negociatave!(VIDEO).
Shiheni VIDEON ju lutem.
Sot ky Rama bojkoton BE dhe shkruan:
“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”, ka shkruar Rama në Tëitter.
Ndersa dje pikerisht ne 27 qershor 2018 po ky Rama fliste per : " 72 ore beteja ne det te hapur, per opoziten esadiste, per marrjen e dates se hapjes se negociatave dhe ju varte ne qafe ambasadoreve dekorata e tij per kete sukses imagjinar.
Ky eshte lolua, qe qeveris Shqiperine.
Komentet me tej jane humbje kohe!
Shiheni VIDEON ku cdo gje flet vete!
