Gjeta: Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës në nivelet më të ulta historike mes dy shteteve
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, studiuesi Altin Gjeta u shpreh se marrëdhëniet politike mes Kosovës dhe Shqipërisë janë më të këqijat
Ai tha se Shqipëria dhe Kosova për herë të parë pas disa vitesh, kanë një diskordancë ekstreme në politike në politikën e jashtme.
Gjeta: Nëse ne kemi mbledhje të përbashkëta të qeverive, kemi edhe tentativa për përmirësimin e raporteve ekonomike, por marrëdhëniet politike janë më të këqijat. Kosova është shteti i dytë shqiptar. Në optikën time marrëdhëniet tona janë në nivelet më të ulta historike mes dy shteteve.
Shqipëria dhe Kosova për herë të parë pas disa vitesh, kanë një diskordancë ekstreme në politike në politikën e jashtme. Shqipëria është bërë pjesë e disa nismave rajonale si Ballkani i Hapur, apo marrëdhënia preferenciale me Serbinë që ka anashkaluar Prishtinën zyrtare.
