Xhafaj: Ballkani i Hapur nuk e dublikon CEFTA-n sepse është një autostradë përshpejtuese

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti socialist Etjen Xhafaj u shpreh se Ballkani i Hapur nuk e dublikon CEFTA-n sepse është një autostradë përshpejtuese.

Ai tha se ka probleme që mbrohen nga CEFTA, por eksperienca e 10 viteve të fundit ka treguar se shumë çështje nuk janë zgjidhur.

Xhafaj: Ballkani i Hapur nuk e dublikon CEFTA-n sepse është një autostradë përshpejtuese për një pjesë të prioriteteve. Në CEFTA ka shumë më shumë vende se 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Sa më shumë lojtar të ketë në këtë diskutim që mbrojnë qëndrimin e vet, aq më pak ka mundësi për kompromis.

Pra, ka probleme që mbrohen nga CEFTA, por eksperienca jonë e 10 viteve të fundit ka treguar se shumë çështje nuk janë zgjidhur nga CEFTA. Prandaj ne kemi provuar një kanal tjetër. Një pjesë e madhe e probleme politike që kanë të bëjnë me Kosovën, e kanë dëmtuar Kosovën duke tërhequr njohjet.