Zyla: Si shpjegohet mbështetja e BE-së për Ballkanin e Hapur nëse është dublim i “Berlinit”?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2022, 21:58
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, opinionistit Julian Zyla u shpreh se biznesi i Kosovës e ka llogaritur rrezikun lidhur me Ballkanin e Hapur.
Ai tha se si shpjegohet mbështetja e Bashkimit Evropian për Ballkanin e Hapur, nëse qenka një dublim i procesit të Berlinit.
Zyla: Nëse themi se bizneset e Kosovës do të dëmtoheshin nga Ballkani i Hapur, mos janë të paaftë këta zotërinjtë që merren me biznes? A mos ndoshta këta nuk dinë ta llogarisin këtë rrezik, sepse biznesi i Kosovës kërkon Ballkanin e Hapur.
Si shpjegohet mbështetja e Bashkimit Evropian për Ballkanin e Hapur, nëse qenka një dublim i procesit të Berlinit? Po të ishte dublikim nuk do ta mbështesnin. Ata kanë kërkuar që një nismë e tillë duhet të jetë e hapur.
