Mississippi, aktakuzë për dërguesin e letrave me ricinë
Një 41-vjeçar në Mississippi të SHBA-së akuzohet për dërgimin e letrave me ricinë ndaj presidentit Barack Obama dhe disa zyrtarëve të tjerë ku mes tyre është edhe kryebashkiaku i New York-ut, Michael Bloomberg.James Dutschke do të përballet me 5 akuza për zhvillimin, prodhimin dhe magazinimin e substancës helmuese, kërcënimin e presidentit dhe pengimin e hetimeve. 41-vjeçari mund të dënohet me burgim të përjetshëm dhe gjoba të rënda, nëse shpallet fajtor.Autoritetet arrestuan fillimisht një tjetër person për dërgimin e letrave, por akuzat iu hoqën vetëm 6 ditë më pas.Aktakuza e jurisë u dorëzua kundër Dutschke gjatë së premtes. Avokati i tij, George Lucas, tha për agjencinë e lajmeve “Associated Press”, përmes një email-i se klienti i tij nuk do të deklarohet fajtor për asnjë nga 5 akuzat.Dutschke u arrestua më 27 prill, në Tupelo të Mississippi-t, dhe akuzohet se ka dërguar letra me ricinë ndaj presidentit, kryebashkiakut të New York-ut, Michael Bloomberg, senatorit të Mississippi-t Roger Wicker dhe gjykatësit të shtetit Lee, Sadie Holland.